Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” i shtohen edhe 1426 libra të rinj

Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” i shtohen edhe 1426 libra të rinj

Kultura January 04, 2020 - 18:37

Të gjithë adhuruesit e leximit tanimë kanë një derë për të kërkuar titujt e tyre të preferuar të librave.

Duke filluar nga literaturës angleze dhe asaj franceze e deri tek përrallat për më të vegjëlit.

1426 tituj të rinjë iu shtuan biblotekës “Hivzi Sylejmani”, në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Bibliotekës Komunale ”Hivzi Sylejmani” iu shtuan edhe 1426 tituj të ndryshëm të cilat prej kohe ishin të kërkuara nga lexuesit e këtij institucioni.Në listën e shfrytëzuesëve të rregullt përpos qytetarëve ka edhe një numër te madh studentësh, kërkesat e të cilëve janë mirëpritur nga menaxhmenti i Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”. Prej literaturës angleze dhe asaj franceze e deri tek përrallat për më të vegjëlit, tirazhi për Bibliotekën ”Hivzi Sylejmani” po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë”, ka thënë ai.