'Cineplexx' me mbi 408,000 vizitorë gjatë vitit 2019

'Cineplexx' me mbi 408,000 vizitorë gjatë vitit 2019

Kultura January 06, 2020 - 15:28

Cineplexx ka arritur nivel kulmor të vizitorëve këtë vit, duke regjistruar mbi 408 mijë vizitorë. Kjo shifër është një rekord i ri i kinemasë, që shënon rritje në krahasim me vitet e kaluara, ku numri i vizitorëve ishte mbi 335 mijë në vitin 2018, dhe mbi 370 mijë në 2017.

Cineplexx ka mundësuar vazhdimisht që filmdashësit të kenë një ambient me teknologjinë e fundit, ku mund t’i shohin filmat më të rinjë nga bota e kinemasë. Mundësitë e filmdashësve për të shikuar filma u rrit me hapjen e kinemasë së dytë në Prizren, më saktësisht në Prizren.

Sipas një postimi nga faqja zyrtare e Cineplexx, kjo kinema ka arritur që gjatë vitit 2019, t’i mbledhë mbi 408 mijë vizitorë.


Kjo u kominikua me anë të një postimi, ku Cineplexx falëmnderoi 408 mijë e 252 vizitorët e saj në Cineplexx gjatë vitit 2019. Në gjashtë sallat e saj në Prishtinë, dhe 5 sallat e kinemasë së re në Prizren, Cineplexx vazhdon të sjellë filmat më të rinj dhe më të vlerësuar të kinematografisë botërore, si dhe duke mundësuar shfaqjen e filmave të fundit nga kinematografia vendore. Zëri

Ky është artikull i sponsorizuar.