“1917” triumfon në “Golden Globes”

“1917” triumfon në “Golden Globes”

Kultura January 07, 2020 - 10:15

Filmi “1917” është zgjedhur më i miri në edicionin e sivjetmë të ceremonisë “Golden Globes”. Renee Zellweger është shpallur aktorja më e mirë për rolin e Judyt, ndërsa Joaquin Phoenix mposhti Adam Driverin e Christian Balen për aktorin më të mirë me “Jokerin”. Një “Golden Globe” duke u cilësuar si regjisori më i mirë e mori edhe Sam Mendes, i cili e bëri regjinë e filmit triumfues “1917”. Kurse si skenaristi më i mirë u shpërblye Quentin Tarantino për skenarin e filmit “Once Upon a Time in Hollywood”.  Ngjarja “Golden Globes”, e mbajtur të dielën në Beverly Hills, si rrallëherë ka mbledhur në një sallë shumë nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë amerikane dhe jo vetëm.

Në anën tjetër filmi më i mirë – muzikël ose komedi u shpall “Once Upon a Time in Hollywood”, kurse si aktorja më e mirë në muzikël ose komedi u shpërblye Awkwafina për rolin e saj në filmin “The Farewell”, ndërsa nga meshkujt në këtë zhanër u shpërblye aktori Taron Egerton për rolin në filmin “Rocketman”. Si filmi më i mirë i animuar u shpërblye filmi “Missing Link”, kurse si filmi më i mirë në gjuhë të huaj u cilësua filmi “Parasite”. Sipas “Golden Globes” aktorja më e mirë në rolin dytësor ishte Laura Dern për paraqitjen e saj në “Marriage Story”, kurse si aktori më i mirë përkrahës u shpërblye Brad Pitt për rolin e tij në “Once Upon a Time in Hollywood”. Sa i përket muzikës, me “Golden Globe” u shpërblye kënga “I’m Gonna Love Me Again”, që është kolonë zanore e filmit “Rocketman”. Seria më e mirë televizive dramë që triumfoi në “Golden Globe” ishte “Succession”. Si aktorja më e mirë në seri dramë u shpall Olivia Colman  për rolin në “The Crown”, kurse si aktori më i mirë në këtë zhanër u shpërblye Brian Cox  për paraqitjen në serinë “Succession”. “Fleabag” u cilësua seria më e mirë televizive muzikël ose komedi, kurse si aktorja më e mirë në këtë zhanër u shpërblye Phoebe Waller-Bridge për rolin e saj pikërisht në “Fleabag”. Si aktori më i mirë në seri televizive muzikël ose komedi u shpërblye Ramy Youssef. Si seria më e mirë televizive e kufizuar u shpërblye “Chernobyl”. Në anën tjetër aktorja më e mirë në seri të kufizuar u shpall Michelle Williams për rolin në “Fose/Verdon” kurse si aktori më i mirë në seri të kufizuar u shpërblye Russell Crowe për paraqitjen në “The Loudest Voice”. Aktorja më e mirë përkrahëse në seri sipas “Golden Globes” ishte Patricia Arquette nga serinë “The Act”, kurse në po këtë kategori u shpërblye edhe aktori Stellan Skarsgard për paraqitjen e tij në “Chernobyl”.Zëri