138 vjet nga lindja e Nolit

138 vjet nga lindja e Nolit

Kultura January 07, 2020 - 10:19

Data 6 janar e këtij viti shënoi 138-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Fan Stilian Noli, me emrin Theofanes Stylianos Mavromatis në fshatin ëbriktepe, në Trakinë Lindore. Noli më 1901-n u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në kryeqytetin grek. Më tej meqë kishte prirje për aktor punoi si kopist, sufler e aktor me një trupë teatri me të cilën u end nëpër Greqi për gati dy vjet. Pastaj më 1903-n shkoi në Egjipt, ku gjeti punë si mësues i greqishtes dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Nga 21 dhjetori 1915 e deri më 6 korrik 1916 u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i federatës “Vatra”. Në shtator të vitit 1918 Noli drejtoi organin “The Adriatic Review” (Revista e Adriatikut) gjashtë muajt e parë të saj, të cilën e botonte si shtojcë “Dielli” i “Vatrës”. Vepra e parë e Nolit është drama “Isreilitë e Filistinë”, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë qe shkruar qysh më 1902-n, duke bazuar në historinë e Samsonit dhe të Dalilës në Dhjatën e Vjetër. Më 1921 u botua vepra “Historia e Skënderbeut (Gjergj Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468”. Kurse më 1947-n botoi përpunimin që i bëri George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), pastaj atë “Bethoveni dhe revolucioni francez”. Vëllimi me vjersha “Albumi” u botua më 1948-n. Brenda viteve 1961 - 1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur. Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet në përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit toskë. Noli përktheu autorë amerikanë e evropianë të shek. XIX. Ai vdiq në Fort Lauderdale, më 13 mars 1965, ndërkaq u varros në Forest Hills Cemetery, të Bostonit.Zëri