'Joker'-i kryeson me 11 nominime në 'Oscars'

'Joker'-i kryeson me 11 nominime në 'Oscars'

Kultura January 14, 2020 - 10:23

Filmi i Todd Phillipsit, “Joker”, po kryeson me nominime edhe në ceremoninë me të rëndësishme të kinematografisë “Oscars”. Të hënën, pasi akademia “Oscars” publikoi të nominuarit e këtij viti për trofetë e saj, u bë e ditur se edhe në këtë garë “Joker”-i garon për çmimet më të rëndësishme, shkruan sot gazeta "Zëri".  Këtu përfshihen çmimi kryesor, që është për  fotografinë më të mirë, për regjisorin më të mirë.

Për Phillipsin në këtë rast dhe për aktorin më të mirë për Joaquin Phoenixin. Në anën tjetër, edhe Martin Scorsese për filmin “The Irishman” dhe Quentin Tarantino për filmin “Once Upon a Time in Hollywood” kanë arritur të mbledhin goxha nominime.

Çka bie në sy sivjet është mungesa e regjisoreve femra në garën për regjinë më të mirë.  Rikujtojmë se sivjet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars” do të mbahet më 9 shkurt në ABC dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në shumë vende të botës. Zëri