Një film për dhunën e komunizmit kundër çifteve të përziera

Një film për dhunën e komunizmit kundër çifteve të përziera

Kultura January 27, 2020 - 10:22

Brenda mureve të gurta të një kështjelle të shekullit të 13-të, aktorë shqiptarë dhe rusë po përpiqen të kujtojnë një kapitull pak të njohur dhe të diskutueshëm në historinë e tyre të përbashkët. Ky është bashkëprodhimi i parë i përbashkët midis Shqipërisë dhe Rusisë në pothuajse 70 vjet dhe filmi i parë me metrazh të gjatë që eksploron fatin tragjik të çifteve të përzier të persekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Regjisori rus Yuri Arabov e përshkruan filmin si një “haraç për të gjithë viktimat e pafajshme të regjimeve totalitare”, shkruan sot gazeta "Zëri".

Producentja ruse Nina Kovaleva thotë se “Është një film historik rreth viteve ’60-të, vite në të cilat dy vendet prishën marrëdhëniet, një ndarje e dhimbshme për të dyja palët, një këputje diplomatike që do të shkatërronte jetën e mijëra çifteve. I shkruar nga Ismail Kadare kjo dramë historike – e titulluar ‘Gjirokastra’, i njohur si ‘Qyteti i Gurtë’, në të cilin zhvillohet historia – flet për djem të rinj shqiptarë që shkuan për të studiuar jashtë dhe u kthyen në shtëpi me një grua të huaj nga Rusia ose një vend tjetër komunist. Problemet filluan pasi lidhjet e Shqipërisë me Moskën u prishën në vitin 1961, një këputje diplomatike që brenda natës i ktheu këta të rinj shqiptarë në tradhtarë”. Zëri