‘Infinitin e kristaleve po thërrmoj’, libri i ri i Zade Kuqit që përmbledh 124 poezi

‘Infinitin e kristaleve po thërrmoj’, libri i ri i Zade Kuqit që përmbledh 124 poezi

Kultura January 27, 2020 - 16:53

Ka dalë nga shtypi këto ditë libri më i ri i poetes Zade Kuqi me titull “Infinitin e kristaleve po thërrmoj”. Autorja Kuqi në këtë botim të ri ka mbledhur gjithsej 124 poezi, të cilat i ka ndarë në cikle, shkruan zeri.info.

 “Dhembje irracionale”, “Rroba resh të grisura”, “Blu e grisur”, “Kurrë portat e ferrit mos mbyllni”, “Drita ditari të pandezura”, “Me sqep dallëndysheje po thuri I” , “Të gjithë krahët e dallëndysheve” dhe “Me sqep dallëndysheje po thur II”  janë titujt e cikleve të kësaj përmbledhje poetike në volum prej 200 faqesh. Këto poezi e bëjnë veprën “Infinitin e kristaleve po thërrmoj” të autores Zade Kuqi arritje përmasash të habitshme nga origjinaliteti, shija, cilësia dhe pika akoma më të larta artistike, se veprat paraprake të saj.

Libri “Infinitin e kristaleve po thërrmoj” është botuar nga shtëpia botuese “Pjetër Bogdani”.  Zëri