Në Zagreb u mbajt koncert për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Në Zagreb u mbajt koncert për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Kultura February 20, 2020 - 13:09

12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënoi aktivitete të shumta kulturore në vend dhe jashtë tij, shkruan Zëri.info.

Me këtë rast Këshilli i pakicës Kombëtare Shqiptare në qytetit të Zagrebit dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci organizuan koncert më 16 shkurt në Muzej Mimara – Zagreb në këtë koncert mori pjesë artistja Elbenita Kajtaza – Soprano dhe Alberta Troni – piano.

Elbenita Kajtaza aktualisht është pjesë rezidente e ansamblit të Operës Shtetërore të Hamburgut në bashkëpunim me pianistën dhe profesoreshën e mirënjohur Alberta Tronisjellën.

Programi i koncertit ishte i larmishëm me vepra vokale dhe instrumentale si arie të njohura nga: Ë. A. Mozart, G. Puccini, R. Strauss, J.Massenet, si dhe vepra solo për piano nga: F. Chopin dhe F. Liszt! Dhe u përmbyll me Agimet Shqiptare nga Avni Mula! /ZERI