'Next Level' prezanton DJ dhe producentin e njohur Molly nga Parisi për ditën e gruas

'Next Level' prezanton DJ dhe producentin e njohur Molly nga Parisi për ditën e gruas

Kultura February 20, 2020 - 14:33

Pas një pauze, ‘Next Level’ rikthehet me eventet e muzikës elektronike për vitin 2020.

Këtë vit do të këtë si gjithnjë muzikë kualitative nga Evropa dhe Bota.

Kësaj radhe ‘Next Level’ prezanton edicionin Nuit Des Femmes, që nga frëngjishtja i bie festa e ditës së gruas.

Të shtunën më 7 mars vjen DJ dhe producentja e njohur nga Parisi, Molly, në Teatrin Oda duke filluar nga ora 23:00.

Përpos Mollyt, programit i bashkëngjitet Nemax nga Beogradi dhe Gemza nga Prishtina, tashmë një DJ e e njohur për publikun tonë.

Image