Fazli Gajraku vazhdon dhe një mandat si drejtor në BKK

Fazli Gajraku vazhdon dhe një mandat si drejtor në BKK

Kultura February 26, 2020 - 10:41

Fazli Gajraku është rizgjedhur drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” edhe për një mandat.

Gajraku ka mbajtur këtë post për 4 vjet me radhë.

Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ka njoftuar se drejtori i deridjeshëm i BKK-së “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, ka dalë të jetë kandidati më i suksesshëm në konkursin e hapur para dy javësh për zgjedhjen e drejtorit të ri të BKK-së.

Sipas njoftimit të MKRS-së, Gajraku me aplikacionin numër 5 ka arritur të mbledhë 91.6 pikë, duke u shpallur si kandidati më i suksesshëm i këtij konkursi. Ai për të fituar mandatin e dytë në krye të BKK-së “Pjetër Bogdani” kishte tre kundërkandidatë: Valon Kashtanjevën, Bislim Bislimin dhe Tefik Mehmetin.

Në konkursin e MKRS-së për zgjedhjen e drejtorit të BKK-së “Pjetër Bogdani” kishin aplikuar pesë kandidatë: Fazli Gajraku, Valon Kashtanjeva, Bislim Bislimi, Ramush Zeka dhe Tefik Mehmeti. Pas verifikimit të dokumentacionit nga gara është eliminuar Ramush Zeka. Ky i fundit tashmë ka dërguar ankesë në MKRS për shkak të vlerësimit që eliminimi i tij është bërë në mënyrë të padrejtë.Zëri