Java e Modës në Paris: Stilisti shqiptar nderon Nexhmije Pagarushën

Java e Modës në Paris: Stilisti shqiptar nderon Nexhmije Pagarushën

Kultura March 05, 2020 - 10:08

Stilisti shqiptar, Festim Isufi, ka prezantuar së fundmi koleksionin e tij prej 20 veshjesh “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.
Stilisti ka paraqitur veshjet e tij, kostume dhe jumsuite.

Isufi ka nderuar të ndjerën Nexhmije Pagarusha, ikonën e muzikës shqiptare. Sfilata është mbyllur me fustan nusërie, shoqëruar nga kënga “Baresha”, kënduar nga Pagarusha.“Indeks Online” shkruan se kënga ka emocionuar dhe ka çuar në këmbë të gjithë të pranishmit, si të huaj ashtu dhe shqiptarë.

Image

Image