Filmi “The News” shfaqet edhe në SHBA

Filmi “The News” shfaqet edhe në SHBA

Kultura March 06, 2020 - 10:33

Filmi “The News”, i regjisorit Lorin Terezi, pas premierës botërore që pati në Australi ku dhe fitoi çmimin e parë si filmi më i mirë i festivalit “Flickerfest”, tashmë po vazhdon me triumfet e tij në mbarë botën. Kësaj radhe ky film i metrazhit të shkurtër është përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin Prestigjioz Ndërkombëtar të Filmit dhe Videos, që zhvillohet nga data 6 - 12 prill 2020, në Ohio, SHBA.

Ky është festivali i dytë në të cilin zgjidhet të marrë pjesë dhe festivali i dytë kualifikues për çmime “Oskar”, që përzgjedh këtë bashkëprodhim nga Shqipëria e nga Spanja.

“The News” është filmi i metrazhit të shkurtër, për temën e të cilit regjisori ishte inspiruar nga realiteti i dhunshëm mediatik, atë me të cilin përballemi çdo ditë. Skenari i filmit është shkruar nga Lorin Terezi njëherësh që është dhe producent i filmit dhe nga Anila Balla. Është distribuuar nga kompania distributuese e filmave “Mailuki Films” (Spanjë) dhe financohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.Zëri