Për shkak të pandemisë, sonte Eurovisioni për herë të parë vjen me format ndryshe (Video)

Për shkak të pandemisë, sonte Eurovisioni për herë të parë vjen me format ndryshe (Video)

Kultura May 16, 2020 - 11:17

Si shkak i pandemisë COVID-19, festivali më i madh evropian i muzikës “Eurovision Song Contest”, u detyrua ta anulojë edicionin e tij këtë vit pas 65 viteve.

Pas anulimit, është krijuar tashmë një koncept i ri nga Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU), bashkë me shtetin e Holandës, i cili do të organizonte këtë vit festivalin.

E sonte eventi që pritet të mbajë emrin “Eurovision: Europe Shine A Light” ka për qëllim të nderojë 41 përfaqësuesit që tashmë ishin zgjedhur për të konkurruar.

Për herë të parë, Eurovisioni nuk do të ketë fitues dhe si rrjedhojë eventi i sotëm nuk do të ketë as karakter garues.

Kështu ka bërë të ditur gazetari “Zërit”, Albert Limani, në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës.

Limani, i cili për çdo vit përcjell festivalin “Eurovision Song Contest”, e po ashtu edhe “Festivalin e Këngës” në Shqipëri, ku edhe bëhet përzgjedhja e këngës përfaqësuese shqiptare në Eurovision, ka dhënë detaje për eventin që sonte transmetohet në 44 shtete evropiane dhe Australi.

"Për herë të parë Eurovisioni këtë vit nuk do të ketë karakter garues. Nata e sotme do zhvillohet sa për të nderuar 41 këngëtarët që ishin zgjedhur për tw përfaqësuar shtetet e tyre para se tw anulohej Eurovisioni si pasojë e pandemisë", ka thënë Limani, transmeton Zeri.info.

Gazetari i cili tash e disa vite udhëheq një fushatë për pranimin e Kosovës në Eurovison, po ashtu ka treguar se nata e sotme e festivalit pritet të jetë krejtësisht ndryshe.

"Eurovisioni sonte do të mbahet në një skenë më të vogël së zakonisht pasi nuk do te këtë publik dhe këngetarët do të përformojnë nga shtetet e tyre. Salla në Rotterdam te Holandës e cila ishte gati të priste mijëra shikur tashmë është kthyer në një spital për pacientet me koronavirus", ka bërë të ditur Limani.

Gazetari i Zërit ka treguar edhe arsyet pse Kosova nuk po mund të bëhet pjesë e këtij festivali, e që sipas tij janë arsyet politike që po e pengojnë pjesëmarrjen e shtetit tonë atje.

“Në qershor të vitit të kaluar EBU-ja, ka nisur një iniciativë që të ndryshojë kriteret për të pranuar shtete e reja në këtë organizat, iniciativa e cila u morë nga disa shtete të rajoni kishte për qëllim ta largonte kriterin e ITU-së (Unioni i Telekomunikacionit Ndërkobëtar), që në fakt po e pengon Kosovën të merr pjesë edhe në Eurovision, pas lobimit të Serbisë dhe Rusisë bashkë me disa shtete që nuk e njohin Kosovën, kjo nuk arriti të merrte votat e nevojshme dhe vazhdon të mbetet si kriter që shtetet ee reja fillimisht duhet të jenë anëtare në ITU e më pas edhe në EBU”, ka tënë Limani.

Sonte nga ora 21:00 nis eventi “Eurovision: Europe Shine A Light” dhe do të transmetohet edhe në RTK./Zëri