“The Old Guard”, filmi i ri i Charlize Theronit, do të shfaqet në “Netflix”

“The Old Guard”, filmi i ri i Charlize Theronit, do të shfaqet në “Netflix”

Kultura June 16, 2020 - 10:59

“Netflix” i ka publikuar fragmentet e para të filmit “The Old Guard”, filmi më i ri, i cili bazohet në novelën grafike të autorëve, Leandro Fernandez dhe Greg Rucka.

Ngjarja flet për një luftëtare të quajtur Andy, e cila portretizohet nga Charlize Theron, ku ajo së bashku me një grup mercenarësh janë luftëtarë të pavdekshëm, por ata zbulojnë se dikush e ka mësuar sekretin dhe aftësitë e tyre dhe kështu detyrohen të luftojnë për liri, ka raportuar “Netflix”.

Regjinë e filmit e ka bërë regjisorja Gina Prince Bythewood. Përveç Charlize Theronit, në film luajnë edhe yjet si: Luca Marinelli, Marwan Kenzari etj., transmeton “Zeri.info”.

“The Old Guard” do të shfaqet në platformën digjitale “Netflix” nga 10 korriku 2020.