Aktorja Karanoviq në Prishtinë: Vendet e ish-Jugosllavisë janë groposur deri në fyt në baltë

Aktorja Karanoviq në Prishtinë: Vendet e ish-Jugosllavisë janë groposur deri në fyt në baltë

Kultura October 28, 2020 - 18:17

Shfaqjet teatrore dikur provokonin një shpërthim në shoqëri dhe polemika të mëdha në publik, ndërkaq sot ekziston një tendencë që gjithçka të zbritet në sipërfaqësore, në mënyrë që temat e rëndësishme të mbulohen me pëlhura maskimi dhe që një objekt i madh të mbulohet me rrjetë”, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, aktorja e njohur nga Beogradi, Mirjana Karanoviq.

Karanoviq, por edhe aktorja tjetër, Jelena Gjuriçiq, kanë qenë të njëzëri se vendet e ish-Jugosllavisë kanë kaluar në një periudhë turbulente, ndërkaq që nga aktorët gjithmonë është pritur shumë më shumë.

Këtë e kanë deklaruar të dy aktoret në një panel diskutimi lidhur me rolin e aktorëve të Ballkanit për promovimin e barazisë gjinore dhe luftën kundër homofobisë dhe nacionalizmit, i cili u mbajt si pjesë e festivalit teatror “Kosovo Theater Showcase” të organizuar nga Jeton Neziraj, drejtor i Qendrës Multimediale në Prishtinë.

Ky festival u hap të martën në mbrëmje pikërisht me shfaqjen "Balava", në të cilën aktrojnë Mirjana Karanoviq, Jelena Gjuriçiq, Jovana Beloviq dhe Isidora Simijonoviq.

Në panelin për diskutim, të cilin, në gjuhën serbe, e drejtoi kryeredaktori i së përditshmes së Prishtinës “Koha Ditore”, Agron Bajrami, me përkthim në gjuhën shqipe, Karanoviq tha se “nuk beson më në fuqinë e teatrit”.

Megjithatë, ajo theksoi që nuk do të zhduket kurrë dhe se ai nuk është vetëm argëtim, por diçka që përfshin nevojat njerëzore.

Ajo gjithashtu foli për të ardhmen e shoqërisë kosovare dhe të asaj serbe, duke vlerësuar që "në marrjen e vendimeve nuk janë përfshirë njerëzit më të mençur”.

“Pra, bëhet fjalë për të ardhmen si një gënjeshtër shumëngjyrëshe, në të cilën, para së gjithash, ju gënjeni të tjerët, se kinse tani po e bëni për të mirën e përbashkët dhe premtoni një të ardhme fenomenale, vetëm nëse më ndiqni mua. Pak a shumë unë e shoh këtë kudo. Ne jemi bllokuar në vizione të rreme të profetëve të rremë, të njerëzve që nuk kanë një vizion për të ardhmen, por që në të vërtetë kënaqen me disa vizione sipërfaqësore që nuk mund të jenë energji për krijimin e një të ardhme të vërtetë”, vlerësoi Karanoviq.

Ajo shtoi që në 30 vjetët e fundit nuk ka ndryshuar asgjë rrënjësisht në vendet e ish-Jugosllavisë dhe se “jemi groposur deri në fyt në baltën tonë”.

Prandaj, siç tha ajo, i është kthyer ardhmërisë së saj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KETU