Hoti: Anton Çetta, emër me të cilin identifikohen epokat

Hoti: Anton Çetta, emër me të cilin identifikohen epokat

Kultura November 26, 2020 - 14:03

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në promovimin e kompletit të veprave të Anton Çettës.

Hoti, në llogarinë e tij në "Facebook" ka shkruar se Çetta është ndër personalitetet më të mëdha të historisë së Kosovës, me emrin e të cilit identifikohen epokat.

"Bashkë me veprimtarinë në hulumtime në Institutin Albanologjik, në ditët e para me Presidentin Rugova, ai në fushën e politikës e ky në fushën e pajtimit të gjaqeve, vërtet kanë bërë historinë moderne të Kosovës", ka shkruar ai. /Zëri