Filmat e Warner Brosit, njëherësh në streaming dhe kinema

Filmat e Warner Brosit, njëherësh në streaming dhe kinema

Kultura December 04, 2020 - 14:45

Warner Bros ka përshkallëzuar tensionet mes studiove të HollyWood-it dhe kinemave amerikane me vendimin për të bërë të gjitha publikimet e filmave të rinj në streaming, sapo ata të dalin edhe në ekranin e madh. Lëvizja do ti mundësojë fansave të filmave të shohin filmin e ri fantastiko-shkencor Dune dhe pasimin e Matrix në HBO max, në të njëjtën kohë me daljen e tyre nëpër kinema. /TCH

Zakonisht, filmat e rinj transmetohen ekskluzivisht në kinema për muaj të tërë. Por, me shumë kinema të mbyllura për shkak të virusit, të ardhurat e studiove kanë rënë. Si rezultat, Warner Bros tha se të gjithë filmat që kompania do të nxjerrë gjatë 2021, do të shkojnë menjëherë në HBO Max, shërbimin e streamingut që është në pronësinë e kompanisë mëmë të saj AT&T.

Filmat do të jenë të disponueshëm në shërbim për një muaj pas daljes së tyre. Mes filmave që do të dalin kështu në streaming është edhe “Godzilla vs Kong”, “Mortal Kombat” dhe “The Suicide Squad”. Warner Bros ka njoftuar po ashtu se edhe filmi i tij me buxhet të madh, që është paralajmëruar të dalë në Krishtlindje, “Wonder Woman” 1984, do të jetë i disponueshëm në HBO Max përveçse në kinema. Sipas drejtuesve të Warner Bros, pandemia ka detyruar kompanitë të kërkojnë zgjidhje kreative. Askush nuk do që filmat të rikthehen në ekranin e madh, më shumë se ç’duam ne – thanë ata – por ne duhet të përballemi me realitetin dhe të mbijetojmë.

Më herët gjatë vitit, rrjeti amerikan i kinemave AMC ndaloi të gjithë filmat e Universal, pasi studio tha se do ti publikonte filmat e rinj në streaming në të njëjtën ditë me daljen e tyre në kinema. Më pas, u ra dakord që filmat e Universal të mund të dalin në shërbimet digjitale 17 ditë pas daljes së tyre nëpër kinema./TCH