Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental

Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental

Kultura December 05, 2020 - 09:34

Regjisori i njohur Altin Basha është emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur ministjra për Kulturë e Shqipërisë, Elva Margariti.

“Jam e bindur se z. Basha do të verë në jetë platformën fituese, me të cilën u paraqit në thirrjen e hapur për pozicionin e drejtuesit të TKEKS”, ka shkruar Margariti.

Tutje ajo ka çmuar lartë përvojën e Bashës, duke besuar se do të ndikoj pozitivisht në këtë institucion kulturor.

“Eksperienca e tij e gjatë dhe e sukseshme do të shërbejë si një motor zhvillimi për këtë institucion të rëndësishëm”, ka shtuar Margariti

Ministrja në fund ka falenderuar publikisht tanimë ish-drejtorin e këtij Teatri, Kiço Londo për kontributin e dhënë.