Pianistja nga Kosova fiton çmimin e parë në festivalin e muzikës klasike në New York

Pianistja nga Kosova fiton çmimin e parë në festivalin e muzikës klasike në New York

Kultura January 10, 2021 - 19:15

Studentja e vitit të tretë të drejtimit të pianos në Fakultetin e Arteve në Prishtinë Anila Aliu ka fituar një çmim mjaft të rëndësishëm të muzikës klasike.

Kosovarja është shpallur fituese në konkursin ndërkombëtar "Golden Classical Musical Awards" në New York.

Fitorja e këtij çmimi do t’ia mundësoi Anilës që të prezentohet me performancë pianistike në korrik të vitit 2021 në sallën e mirënjohur Carnegie Hall në New York.

Anila është studente në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në klasën e profesoreshës Valbona Pula- Petrovci./Zëri