Bashkohen katër festivale sllave për një festival të përbashkët të filmit

Bashkohen katër festivale sllave për një festival të përbashkët të filmit

Kultura March 30, 2021 - 19:01

Me iniciativë të Festivalit të Filmit në Sarajevë, katër festivale kryesore të filmit nga katër vende në të njëjtën zonë gjuhësore po mblidhen për herë të parë në festivalin nëntë-ditor virtual:

Festivali i Filmit në Sarajevë (Bosnjë dhe Hercegovinë), Festivali i Filmit në Zagreb (Kroaci), Festivali i Filmit të Autorit (Serbi) dhe Festivali i Filmit Herceg Novi (Mali i Zi). Festivali i parë i përbashkët rajonal i filmit mbahet si pjesë e Rrjetit të Festivaleve në Rajonin Adriatik, raporton “Aljazeera”, transmeton “Zeri.info”

Ai do të mbahet nga 9 deri më 17 prill 2021 në ‘ondemand.kinomeetingpoint.ba/ dhe do të shfaqë filma të zgjedhur nga përzgjedhësit e këtyre katër festivaleve. “Sot, kur duhet të lidhemi më shumë se kurrë, ne jemi të lumtur që jemi mbledhur së bashku në festivalin e parë rajonal të filmit, në rrjetin e festivaleve në rajonin e Adriatikut.

Festivalet janë vendet e lidhjes, mbledhjes dhe ndarjes. Sidomos në këto kohë, këto janë gjërat kryesore për rinovimin e kapitalit shoqëror, rishikimin e modeleve ekzistuese të prodhimit të filmit dhe formësimin e së ardhmes sonë të përbashkët”, u tha në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të katër festivaleve rajonale.

Në këtë deklaratë thuhet po ashtu se, festivalet janë vende që lejojnë “të vendosim së bashku se ku duam të shkojmë në të ardhmen dhe të tregojmë se të gjithë jemi pjesë e së njëjtës tërësi – një komuniteti i filmit”. “Së bashku ne sjellim një përvojë të veçantë, të re të festivalit rajonal të filmit”, u tha më tej në deklaratën e përbashkët.

Edicioni i parë i festivalit rajonal të filmit do të paraqesë një program të përbërë nga filma që publiku normalisht nuk ka mundësi t’i shohë. Programi përbëhet nga filma klasikë jugosllavë, filmat e parë të autorit, filma të shumtë fitues të çmimeve, titujt më interesantë evropianë dhe botërorë.

Përveç filmit, publiku do të ketë mundësinë të shikojë biseda me disa nga autorët e filmave në program. Rrjeti i Festivalit të Rajonit Adriatik u mbështet nga “Evropa Krijuese”. /Zëri