Nata e parë e ‘BAFTA’, vlerësohet me dy çmime filmi ‘Ma Rainey’s Black Bottom’

Nata e parë e ‘BAFTA’, vlerësohet me dy çmime filmi ‘Ma Rainey’s Black Bottom’

Kultura April 11, 2021 - 20:11

Nisi mbrëmjen e djeshme nata e parë e ndarjes së çmimeve “BAFTA” çka paraprin natën e madhe të  eventit më të rëndësishme të kinematografisë çmimet “Oskar” që zhvillohet  në fund të muajit. Nata e së shtunës u përqendrua në disa kategori dhe u ndanë nëntë çmime.

Në fillim të mbrëmjes, drejtuesja Clara Amfo kushtoi homazhe për Princ Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, i cili u nda nga jeta në 9 prill në moshën 99.

Philip u emërua presidenti i parë i BAFTA në 1959 dhe që nga ajo kohë kishte një  lidhje  të ngushtë me akademinë. Nipi i tij, Princi William është presidenti aktual i BAFTA.

“Fundi i errët i Ma Rainy” Ma Rainey’s Black Bottom” është filmi dramatik që arriti të fitojë dy çmimet kryesore në natën e parë, çmimin për kostumo-grafinë dhe mënyrën e paraqitjes vizive të aktorëve.

Një film ku ngjarjet janë të zhvendosura në vitet 1920 në Cikago dhe ku personazh kryesor është këngëtarja e muzikës xhaz Ma Rainy.” e ku protagonistë kryesore janë  Viola Davis dhe i ndjeri Chadwick Boseman.

Çmime të tjera shkuan për historinë e “Rocks”, filmi  thriller “Tenet” u vlerësua  për efekte speciale vizuale dhe “Sound of Metal” i cili bazohet në historinë e një bateristi që humb dëgjimin  fitoi çmimin për efektet më të mira të tingujve e zhurmave.

Dizajni i prodhimit shkoi për filmin e Hollywood-it “Mank”.‘The Present’  “E tashmja”,  një histori që flet për raportin e një babai me vajzën e tij në Bregun Perëndimor, fitoi çmimin për filmin britanik me metrazh të shkurtëw ndërsa “The Owl and the Pussycat” fitoi çmimin e animacionit.

Aktori Noel Clarke u vlerësua për kontributin në kinema. Ndërsa të tjera çmime të rëndësishme do të jepen mbrëmjen e sotme.

Ceremonia e Akademisë Britanike të Filmit dhe Arteve Televizive po mbahet gjatë dy netëve online për shkak të pandemisë dhe karakterizohet nga diversiteti pasi janë nominuar një numër i madh grash e vajzash dhe të aktorëve me ngjyrë apo nga Azia. /EuronewsAlbania