Shpallet projekti fitues për sallën koncertale “Gërmia”

Shpallet projekti fitues për sallën koncertale “Gërmia”

Kultura April 21, 2021 - 15:17

Është përzgjedhur projekti fitues për ndërtimin e sallës koncertale “Gërmia” në Prishtinë.

Projekti i përzgjedhur është “One Roof – Germia for Concert Hall” i autorit japonez te njohur botërisht, Kengo Kuma.

Një juri profesionale përzgjodhi projektin fitues, për të cilin janë ndarë 15.4 milionë euro nga Komisioni Evropian përmes fondeve IPA, dhe 250 mijë euro nga Komuna e Prishtinës.

Image

Maketa e projektit fitues të sallës koncertale “Gërmia”

Lajmin për përzgjedhjen e fituesit të sallës koncertale, është bërë i ditur nga Drejtori i Divizionit për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, përmes një njoftimi në rrjetit social Facebook.

Ky është postimi i tij plotë (pa ndërhyrje):

“SALLA KONCERTALE GERMIA
Eshte shpallur fituesi per projektin ideor te salles koncertale Germia. Komuna e Prishtines – juria profesionale per konkurs projektimi, adaptimi i kompleksit ishte Germia per salle koncertale, vleresoi projektet si me poshte:
Çmimin e I-re shkon per projektin me titull “One Roof – Germia for Concert Hall” i autorit japonez te njohur boterisht, Kengo Kuma i cili bashkepunoi me disa studio arkitekturore per te ardh deri te ky projekt i mrekullueshem;
Çmimi i II-te shkon per Shkelqim Osmani, Vizion Projekt, MA Studio dhe parteneret, si dhe;
Çmimi i III-te per projektin e Prof. Arber Sadiki, i cili bashkepunoi me G+A Architects.
Ky eshte hap i radhes qe eshte ndermarre nga Komuna e Prishtines per jetesimin e sallen koncertale dhe ne bashkepunim nder-institucional ne do te vazhdojme angazhimin per hapat e ardhshem deri ne finalizimin e projektit te Salles Koncertale Germia.
Ky projekt eshte i domosdoshem per qytetaret e artistet e qytetit tone.
Ju faleminderit te gjitheve per bashkepunimin, vecanerisht studiove arkitekturore per punen shkelqyeshme ne propozimet e dorezuara.
Disa nga punet e arkitetit te mirenjohur japonez Kengo Kuma, mund ti gjeni ne linkun: https://www.archdaily.com/tag/kengo-kum