Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Artisti maroken bën art me atlete (FOTO)

Artisti maroken bën art me atlete (FOTO)

Kultura April 21, 2021 - 15:33

Atletet ishin të bardha përpara se artisti maroken Youssef Merini të vendoste t’i pikturonte ato.

Ai u shton këpucëve ngjyra duke i zbukuruar me personazhe vizatimor ose kaligrafi arabe.

Marokeni 31 vjeçar dëshiron të prezantojë një formë të re të artit në vendin e tij.

“Objektivi i gjithçkaje që bëj është të sjell një lëvizje të re (artistike) në Marok, një lëvizje që nuk ekziston ende,” thotë Merini për AP, transmeton Klan Kosova.

“Ne e njohim artin kur bëhet fjalë për pikturat, skulpturat dhe llojet e tjera të artit. Por kur bëhet fjalë për këpucët, nuk është domosdoshmërisht diçka e zakonshme këtu në Marok”, shton ai.

Ideja i lindi kur një ditë në 2016 kur furça e ngjyrave ra në këpucët e tij të bardha sportive.

Në vend që të lante njollën, ai vendosi të pikturonte këpucën.

Merini përdor laptopin e tij për të krijuar modelet.

Pasi pastron këpucët, ai përdor një laps për të vizatuar një model, përpara se ta ngjyrosë atë.

Por Merini thotë se gjithmonë ka një zgjidhje dhe sfidat nuk e kanë ndaluar atë të ndjekë pasionin e tij.

Puna në një palë këpucë mund ta zgjasë atë nga dy deri në pesë ditë.

Në ditët e sotme, Merini pikturon edhe në çanta dhe xhaketa.

Ai shet punën e tij në Marok por gjithashtu e eksporton atë në Francë, Itali, SHBA dhe Kanada përmes faqes së tij të internetit.

Çmimi i atleteve varion midis 246 dollarë dhe 500 dollarë.