Kërcimtarja 106-vjeçare: Nuk jam plakur, qëndrimi im për të krijuar është identik si kur isha fëmijë

Kërcimtarja 106-vjeçare: Nuk jam plakur, qëndrimi im për të krijuar është identik si kur isha fëmijë

Kultura June 02, 2021 - 14:42

 Në moshën 106-vjeçare kërcimtarja Eileen Kramer duket më produktive se kurrë.

Zonja Kramer në moshën 99 vjeç u kthye në qytetin e saj, Sidneit. Që atëherë, ajo bashkëpunon me artistë për të krijuar video që shfaqin talentin dhe pasionin e saj, kërcimin.

106 vjeçarja gëzon shëndet të mirë dhe ndihet vajzë në shpirt, dhe kjo transmetohet te të gjithë, raporton BBC, përcjell KultPlus.

Ajo krijon koreografi dhe interpreton duke u fokusuar kryesisht te lëvizja e krahëve.

“Që nga kthimi në Sidnei kam qenë shumë e zënë. Kam interpretuar tre pjesë të mëdha vallëzimi në NIDA (Instituti Kombëtar për Artin Dramatik) dhe teatrot e pavarura. Kam marrë pjesë në dy festivale të mëdha kërcimi, kam marr pjesë në një film, kam dhënë shumë shfaqje të vogla, kam shkruar tre libra dhe sot po kaloj një ditë të lirë duke folur me ju!” thotë 106 vjeçarja.

Pyetja më e shpeshtë që dëgjon nga njerëzit është se nga buron e gjithë energjia e saj dhe nëse ka ndonjë sekret për të kërcyer në moshë të thyer.

Përgjigja e saj është se ajo ka përjashtuar fjalët “e vjetër” dhe “moshë” nga fjalori i saj.

“Nuk jam e plakur, thjesht kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe kam mësuar disa gjëra gjatë rrugës. Nuk e kuptoj sesi njerëzit thonë se duhet të ndihesh ndryshe kur je i plakur. Qëndrimi im për të krijuar gjëra është identik me atë si kur isha fëmijë”. / KultPlus.com