Libri për fëmijë “Alfabeti Shqip”, tani edhe në Amazon

Libri për fëmijë “Alfabeti Shqip”, tani edhe në Amazon

Kultura June 03, 2021 - 14:11

Motrat shqiptare, Arita dhe Vesa Muhaxheri, kanë botuar librin “Alfabeti Shqip”, i cili është libër i ilustruar për fëmijë dhe që tani gjendet edhe në platformën gjigante Amazon, nga ku libri mund të porositet prej çdo vendi të botës.

Ky libër është i përgatitur posaçërisht për fëmijët e diasporës dhe ka marrë komente shumë pozitive duke marrë parasysh se është libri i vetëm i alfabetit shqip në këtë lloj formati, e i cili mund të blihet edhe në vend jo shqipfolëse.

Autoret e këtij libri, Vesa dhe Arita, janë me origjinë nga Peja, por të cilat jetojnë në diasporë – Arita në New York, ndërkaq Vesa në Gjermani.

Pasi kanë parë mungesën e jashtëzakonshme të librave shqip në vendet ku jetojnë, ato kanë vendosur që ta bëjnë vet këtë libër të alfabetit për fëmijët shqiptarë të grupmoshave 0-5 vjeç.

Përndryshe, për realizimin e “Alfabetit Shqip” dhe librave tjerë nga DardaBaby, motrat Muhaxheri janë duke punuar qysh nga viti i kaluar. Së shpejti edhe këta libra do të lansohen në platformën Amazon./telegrafi/