Tre shqiptarë me dialekte të ndryshme flasin online për gjuhën shqipe

Tre shqiptarë me dialekte të ndryshme flasin online për gjuhën shqipe

Kultura June 21, 2021 - 11:46

Tre shqiptarë janë përfshirë një video sfiduese në internet, duke treguar se si i shqiptojnë fjalët në dialektin e tyre, njëri përfaqëson Arbëreshët nga Siçilia, njëri përfaqëson dialektin gheg nga Kosova dhe njëri përfaqëson toskët nga Shqipëria.

Në video pasqyrohen ngjashmëritë dhe dallimet mes tri dialekteve.

Protagonistë në video janë Martini, arbëresh nga Siçilia, Leutrimi gheg nga Kosova dhe Aureli tosk nga Shqipëria.

Në fillimin e videos, që të tre shqiptarët prezantohen dhe tregojnë për prejardhjen e tyre, e më pas vazhdojnë të tregojnë se si i quajnë objektet e gjërat tjera në dialektin e tyre.

Ngjashmëritë janë të shumta mes dialektit toskë dhe gheg kurse dallime më të mëdha paraqet dialekti i arbëreshëve.

Video ka filluar të shpërndahet nëpër rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet pozitive për bisedën e realizuar mes tre shqiptarëve./Telegrafi/