“Në kërkim të Venerës” i regjisores Norika Sefa shpërblehet me çmim në Basel

“Në kërkim të Venerës” i regjisores Norika Sefa shpërblehet me çmim në Basel

Kultura June 21, 2021 - 14:52

Filmi i metrazhit të gjatë artistik ‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norika Sefa, i cili premierën botërore e kishte në festivalin ndërkombëtar të filmit të Roterdamit (IFFR), duke u bërë filmi i parë Kosovar që mori pjesë në këtë festival, ndër më të mëdhenjtë ndërkombëtarë, tashmë është shpërblyer në Basel me çmimin “The Peter Liechti Award”.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazha Stefan Stabenoë, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha.

“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës./ KultPlus.com

Image