“Titani” i Julia Ducournau fiton Palmën e Artë në Kanë, gafa e Spike Lee që njoftoi para kohe

“Titani” i Julia Ducournau fiton Palmën e Artë në Kanë, gafa e Spike Lee që njoftoi para kohe

Kultura July 17, 2021 - 21:45

Palma e Artë në Festivalin e 74-të të Filmit në Kanë shkon për “Titani” të Julia Ducournau. Një fitore e shoqëruar m enjë gafë nga presidenti i jurisë Spike Lee, i cili gabimisht shpalli fituesin në mes të ceremonisë. Emocion për çmimin e nderit të karrierës për Marco Bellocchio dhe zhgënjim për Nanni Moretti.

Përmbyllet kështu një edicion i veçantë, i festivalit të Kanës, i cili përkoi me kthimin e publikut në kinema pas një periudhe të gjatë mbylljeje për shkak të Covid-19.

Ceremonia e mbylljes u hap mbi shënimet e “The End” nga The Doors. Të parët që u vlerësuan ishin filmat e shkurtër. Palma e Artë i jepet” Tous Les Corbeaux Du Monde “, një vepër që vjen nga Hong Kongi. Çmimi kushtuar veprës së parë, Dhoma e artë shkon në Kroaci, dhënë “Murina” nga regjisorja Antoneta Alamat.

Emocion i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Marco Bellocchio. Një ovacion i madh që emocionoi regjisorin i cili u përlot. “Nuk kam asgjë më shumë për të thënë, për të shtuar”, tha ai i emocionuar, ndërsa Paolo Sorrentino pranë tij i dha Palmën e Artë të nderit.

“Unë dua ta ndaj çmimin me fëmijët e mi Pier Giorgio dhe Elena, producentin Simone, i cili është pothuajse një bir i birësuar dhe Michel Piccoli i madh që unë dua ta kujtoj”, tha ai.

Më pas rifilloi seria e çmimeve tradicionale me atë për interpretimin më të mirë mashkullor që i iu  caktua aktorit Texan Caleb Landry Jones për “Nitram” nga Justin Kurzel. Pastaj incidenti i papritur, kur Spike Lee njoftoi gabimisht Palmën e Artë për “Titani” të Julia Ducournau, në fillim të ceremonisë. Në fillim u medua për një shaka, por më pas publiku tronditet edhe sepse është me të vërtetë filmi më i akredituar për Palmën e Artë por siguria do të jetë në fund të mbrëmjes.

Çmimi i Jurisë, “Prix du Jury” shkon më parë në filmat “Haberech” nga Nadav Lapid dhe “Memoria” nga Apitchapong Ëeerasethakul. Aktorja më e mirë u gjykua protagonistja e “The Ëorst Person in the Ëorld” nga Joachim Trier, Renate Reinsve. Çmimi i skenarit i shkon autorit japonez Hamaguchi Ryusuke për filmin “Drive My Car”. Regjisori më i mirë është Leos Carax për filmin “Annette”. Dhe së fundmi Palma e Artë, e cila konfirmoi pritjen e pavullnetshme të Spike Lee. /A2