Çeku pas festivalit në Kanë: Artistët tanë po e mbajnë Kosovën në majen e konkurrencës botërore

Çeku pas festivalit në Kanë: Artistët tanë po e mbajnë Kosovën në majen e konkurrencës botërore

Kultura July 17, 2021 - 23:11

Pas përfundimit të edicionit të 74-të të festivalit të filmit në Kanë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku është shprehur se ky festival ishte një përjetim i jashtëzakonshëm dhe përfaqësim i dinjitetshëm për shtetin e Kosovës.

Çeku ka thënë se artistët e Kosovës janë ata që po e mbajnë vendin në majën e konkurrencës botërore.

“Për t'i vazhduar sukseset botërore duhet vëmendje shtesë filmit. Përkushtimin tonë institucional dhe rritjen e përkrahjes ndaj filmit e konfirmoi edhe Kryeministri Kurti nga Kana”, ka shkruar ndër të tjerash Çeku në Facebook.

Në këtë festival, Kosova ka marrë pjesë me filmin “Pa vend” të regjisorit Samir Karahoda.

Ndonëse sonte nuk e mori asnjë çmim, ky film kosovar korri sukses duke arritur që të futet në dhjetë filmat pretendentë për çmimin e parë në kategorinë e metrazhit të shkurtër që u përzgjodhën nga komiteti selektues i Festivalit të Kanës nga 3.739 filma nga mbarë bota. /Zëri