Animatorja fituese e çmimeve “Oscar” e Emmy” u jep këshilla të rinjve në “Anibar”

Animatorja fituese e çmimeve “Oscar” e Emmy” u jep këshilla të rinjve në “Anibar”

Kultura July 29, 2021 - 19:16

Fituesja e çmimeve “Oscar” dhe “Emmy”, Brooke Keesling, ka mbajtur sot një prezantim në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë në kuadër të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar”.

Keesling tregoi për përvojën e saj gjatë kohës kur punoi për kompani si “Cartoon Network”, “Disney” dhe “Warner Bros” ku edhe ka qeneë e peërfshireë neë disa filma si “Inception”, “The Dark Knight” dhe “Pirates of the Caribbean”. Ajo vazhdoi duke treguar për punën e saj neë “Bento Box Entertainment”, shteëpia e “Bob’s Burgers” dhe “Central Park”.

Pos këtyre, Keesling ndau me publikun fakte interesante rreth filmit të saj të parë të animuar, “Boobie Girl”, i cili ka fituar çmimet “Oscar” dhe “Emmy” në vitin 2005. Ajo ka një përvojë të gjatë pune në nivelet më të larta të industrisë së animacionit dhe në detaje tregoi pikërisht për këtë.

Në fund, ajo pranoi edhe pyetje nga publiku ku tregoi për mundësitë e shumta në industrinë e animacionit, duke ju dhënë këshilla animatorëve të rinj të cilët janë të interesuar të kenë një karrierë në këtë fushë. /Zëri