Shtyhet festivali “Hardh Fest” për shkak të situatës me COVID-19

Shtyhet festivali “Hardh Fest” për shkak të situatës me COVID-19

Kultura August 30, 2021 - 13:28

Festivali më i madh në Kosovë, “Hardh Fest”, sivjet do të mbante vitin jubilar të 20-të, më 3, 4 dhe 5 shtator, në komunën e Rahovecit.

Megjithatë, Festivali thuhet se është shtyrë me vendimin e Qeverisë për masat e reja që kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme (e hënë).

Kjo u njoftua nga faqja zyrtare e “Hardh Fest”-it, që më tej thotë se do të shtyhet për një datë më të përshtatshme.

Postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Njoftim

Hardh Fest 2021 duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.08.2021 mbi masat e reja anti-COVID19, dhe duke e patur prioritet shëndetin publik vendos që edicionin e sivjetshëm të festivalit ta shtyej për një datë më të përshtatshme.

Vaksinohuni dhe shihemi shumë shpejt”.