Shtyhet festivali “FemArt”, shkak koronavirusi

Shtyhet festivali “FemArt”, shkak koronavirusi

Kultura September 02, 2021 - 13:59

Situata e përkeqësuar me COVID-19, si dhe masat e Qeverisë, kanë bërë që festivali “FemArt” të shtyhet për javën e parë të tetorit.

Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët e festivalit, përmes një postimi në Facebook.

“Shtyhet ‘FemArt’ – Festivali Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste. Situata e përkeqësuar me COVID-19, versioni ‘Delta’ dhe masat e Qeverisë kanë bërë që ‘Artpolis’ të marrë vendim për shtyrje të festivalit ‘FemArt’ për javën e parë të tetorit. Më 1-6 tetor 2021 ‘FemArt’ do të jetë sërish afër publikut me shfaqje, performanca, muzikë, poezi, ekspozita, punëtori, raporte e konferenca përmes edicionit të 9-të, që vjen me moton ‘F... Seksizmit. Me ART kundër seksizmit, të VAKSINUAR kundër pandemisë’”, thuhet në njoftimin e “FemArt”-it.

Vlen të theksohet se në aktivitete artistike të festivalit “FemArt” do të mundë të jenë prezentë vetëm personat e vaksinuar. /Zëri