“Vera Andrron Detin”,  fiton dy çmime në Bienalen e Venedikut

“Vera Andrron Detin”, fiton dy çmime në Bienalen e Venedikut

Kultura September 11, 2021 - 12:42

Qendra kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi për opinonin publik, ka bërë të ditur se filmi me produksion kosovar "Vera Andrron Detin", ka fituar dy çmime në Bienalen e Venedikut.

Siq njofton QKK-ja filmi "Vera Andrron Detin" nga regjisorja Kaltrina Krasniqi ka fituar dy çmime nga vlerësimi i bërë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve në Binealen e Venedikut. 

"Vera Andrron Detin", është filmi i parë nga Kosova që shfaqë premierën e tij në Festivalin e Venedikut, duke  fituar çmimin 'Inclusion Edipo Re' dhe çmimin për 'Autoret gra nën 40 vjet'.

"Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie" u shpreh juria e çmimit 'Autoret gra nën 40 [vjet]' me rastin e dhënjes së çmimit", thuhet në njoftimin e QKK-së.

Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut./Zëri