Ministri Mehaj takohet me këngëtarin Ilir Shaqiri, i jep stemën e FSK-së

Ministri Mehaj takohet me këngëtarin Ilir Shaqiri, i jep stemën e FSK-së

Kultura October 21, 2021 - 19:49

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot në zyre ka pritur këngëtarin e njohur Ilir Shaqiri.

Mehaj ka vlerësuar kontributin e Shaqirit që ka dhënë përmes kulturës dhe artit kombëtar, për çka në shenjë mirënjohje i ka dhuruar edhe stemën e FSK-së.

“Pas një dite shumë intensive, sot ishte kënaqësi të pres në zyrën time, Artistin e Madh të Kombit, këngëtarin tonë të mirënjohur, Ilir Shaqirin.Me këtë rast, Ilirit i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tij të madh në kulturën dhe artin kombëtar.Atij i vlerësova edhe rolin e tij të jashtëzakonshëm me krijimtarinë e tij të madhe artistike, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave më të larta të këngës patriotike, që mbajti gjallë dhe fuqishëm shpirtin patriotik dhe liridashës të popullit tonë në kohë shumë të vështira”, ka shkruar Mehaj në rrjetet sociale.

Ai tha se nga këngëtari i muzikës patriotike ka marrë vlerësime përp punën që po bën në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Vlerësimi i tij për punën, angazhimin dhe sukseset tona të deritashme ishte nder, por edhe më shumë përgjegjësi, që të vazhdojmë me intensitet edhe më të madh, për realizimin e amanetit të gjithë të rënëve për liri, që u këndoi dhe do t’u këndoj gjithmonë, Ilir Shaqiri”, ka shkruar ministri. /Zëri