Gjuriqi revolton skulptorin shqiptar, publikon statujën e Dua Lipës

Gjuriqi revolton skulptorin shqiptar, publikon statujën e Dua Lipës

Kultura January 07, 2022 - 00:27

Deklarimi i ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, i cili Dua Lipën e quajti "bashkëkombëse", kanë nxitur skulptorin e mirënjohur shqiptar, Ilmi Kasemin që ndërmjet artit të tij ‘të revoltohet’.

I tronditur nga ajo që artisti e quan ‘avazin e melodisë së vjedhjes etnike’, ai tregon se si i është kthyer punimit të tij disa herë.

Image

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kasemi ndan me miqtë e tij veprën e Dua Lipës të gdhendur në argjil (në përpunim e sipër) në mënyrë perfekte, dhe shkruan në një formë mjaft nacionaliste sesi priste agimin për t’i vërtetuar ‘kundërshtarëve’ ballkanikë absurditetin me pretendimet e tyre boshe.

Image

"Hartat e tokave mund t'i bëjnë si të duan, me ngjyrat që duan, t'i botojnë në libra e të llafosin si t'u dojë qejfi nëpër sallonet dhipllomatike, por gjakun e shqiptarëve nuk e bëjnë dot ujë. Mezi prita të zbardhte dita, që të paktën ta sillja skulpturën në gjendje zgjimi, për të shkuar në betejën e rradhës, me kundërshtarët absurd të paranojës ballkanike", thotë mes tjerash Kasemi.

Ai tregon se veprën e ka nisur ditë më parë.

"E kisha nisur ditë më parë, pavarësisht nga lajmi i kobshëm, ndryshe fare nga ky kompozim i sotëm, po ndërtoja këngëtaren e famës botërore. Isha i mbingopur nga fotografitë dhe videot. Nuk dija ku të ndalesha për më mirë. Por sot bëra mirë që ndala tek plisi, xhamadani vija vija, këpucët e veshura ndër mote nga nënat, gjyshet e stërgjyshet e Dua Lipës. E transformova, nga që më duhej Dua, jo vetëm si këngëtarja edhe pse prej frymës së modernitetit të pamjes së saj, ruajta përmbajtjen e personazhit. Natyrisht edhe tiparet fizionomike, por më tepër më duhej fryma jonë. Fryma e një 'shqiponje' në gjest", shkruan Kasemi.

Image

Kujtojmë se ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, në një postim në Twitter, Dua Lipën e quajti "bashkëkombëse". /Zëri

Ky është postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

D U A   L I P A
(Statuja është në proces në argjil,
në dimensionin 120 X80 cm)
U nguta për t'a publikuar në fb nga ngjarja e mbrëmshme.
Një fjalë e urtë thotë që:
"Në luftë nuk shpërndajnë hallvë".
Lajmi ishte me ngarkesë përbindëshore.
Dje nuk e kisha përfunduar statujën.
Por edhe sot nuk e arrita dot fundin.
Dje u trondita nga avazi i vjetër i melodisë së vjedhjes etnike.
Sot e rifillova nga inati, nga zero, e prisha variantin e një ditë më parë.
Nga inati që më kishte zënë dejet divine.
Lajmet e fb. thoshin se edhe Dua Lipa nuk është shqiptare.
Nuk u tha kështu, por në gjuhë dhipllomatike, qënkëshin krenarë gjitonët ton të famshëm, për bashkëkombësen e famshme të muzikës kontemporane.
Kështu fillojnë hajnitë me dhipllo dmth dopjo, që në shqip është dyplo, pastaj bëhen njëpllo.
Gjergji, Gonxhja e të tjerë që s'janë gjallë,
 na i kanë marë nëpër sallonet e kësaj dyfytyrësie, por edhe Duan duan t'a marrin, që të kenë me se të mburren e të thonë se jena komb famozësh.
Por ja që ajo është gjallë.
Ç'është ky qëndrim transi !!!?
Transetnik, gjaku, gjuhe, e gjendje ndërgjegjësore historike.
Për më tepër çudia vjen vetiu, sidomos nga kjo e fundit që është plotë dramë.
Hartat e tokave mund t'i bëjnë si të duan,
me ngjyrat që duan, ti botojnë në libra e të llafosim si tu dojë qejfi nëpër sallonet dhipllomatike, por gjakun e shqiptarëve nuk e bëjnë dot ujë.
Mezi prita të zbardhte dita, që të paktën t'a sillja skulpturën në gjendje zgjimi, për të shkuar në betejën e rradhës, me kundërshtarët absurd të paranojës balkanike.
E kisha nisur ditë më parë, pavarësisht nga lajmi i kobshëm, ndryshe fare nga ky kompozim i sotëm, po ndërtoja këngëtaren e famës botërore.
Isha i mbingopur nga fotografitë dhe videot.
Nuk dija ku të ndalesha për më mirë.
Por sot bëra mirë që ndala tek plisi, xhamadani vija vija, këpucët e veshura ndër mote nga nënat, gjyshet e stërgjyshet e Dua Lipës.
E transformova, nga që më duhej Dua,
jo vetëm si  këngëtarja edhe pse prej frymës së modernitetit të pamjes së saj,
ruajta përmbajtjen e personazhit.
Natyrisht edhe tiparet fizionomike,
por më tepër më duhej fryma jonë.
Fryma e një "shqiponje" në gjest.
Edhe pse në një gjendje konceptuale metafizike, sa moderne në aspektin e jashtëm aq edhe folklorike gjithashtu, me ndërgjegje bëra një zgjidhje të tillë, sepse nga këto beteja dhe luftëra, qoftë edhe me folkloritet;
duhet të fitojmë dinjitetin.
Dua t'a fitojmë Duan.
Çdo shqiptar ka se ç'të thotë në këto beteja.
Kemi ditë më të mira, tani i morëm vesh të gjitha lojrat e teatrit ballkanik dhe jo vetëm statujat do t'i bëjmë bukur e mirë, por të gjitha gjërat që qepin figurën e dinjitetit kombëtar, do t'i bëjmë mirë e bukur, ashtu siç e mrekullueshmja Dua Lipa na bënë krenar, që jo vetëm se ajo është dhe ne jemi shqipëtarë, por sepse talentin po e shpërndan në univers.

Tiranë
6.1.2022