"Java e Amerikës", organizohen dy festivale në Tiranë dhe Shkodër

Kultura May 22, 2022 - 11:20

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit patën nderin të mikprisnin dy festivale amerikane këtë javë, në Tiranë dhe Shkodër, në lidhje me Javën Amerikane dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve.

Në Pazarin e Ri, restorantet shqiptarë shërbyen ushqime dhe pije të njohura të stilit amerikan, ndërsa artisti Elton Deda dhe grupi i tij dhanë një performancë të mrekullueshme për publikun.

Në festival – 100 arsye për të festuar – morën pjesë Ambasadorja Yuri Kim, Drejtori i Bordit të AADF Michael Granoff, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Ambasadorja Kim vlerësoi mundësinë për të festuar dhe nderuar marrëdhënien e veçantë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, 100 vitet e historisë sonë të përbashkët dhe 100 vitet e ardhshme./atsh/ KultPlus