Vdiq poeti Xhevdet Bajraj

Vdiq poeti Xhevdet Bajraj

Kultura June 22, 2022 - 20:02

Ka vdekur në moshën 62-vjeçare, poeti kosovar, Xhevdet Bajraj, i cili, që nga koha e luftës në Kosovë, po jetonte si refugjat në Meksikë.

Lajmin për vdekjen e poetit e ka dhënë vëllai i tij, Fadil Bajraj, përmes një postimi në facebook.

“Njoftim mortor: Sot pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im, Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit ju lajmërojmë në ditët në vijim. Sot ka ndërruar jetë vëllai im”, ka shkruar ai.

Bajrajt, i është dhënë statusi i refugjatit falë Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve.

Kujtojmë se vitin e kaluar Bajraj ishte i pranishëm në Prishtinë për Panairin e Librit të Vjetër, ku lexoi edhe tri poezi të kryeministrit Albin Kurti, të cilat i kishte përfshirë në njërin nga librat e tij.