Prishtina bëhet edhe me një festival, i pari i këtij lloji në rajon

Prishtina bëhet edhe me një festival, i pari i këtij lloji në rajon

Kultura July 05, 2022 - 10:00

Prishtina është bërë edhe me një festival të ri, kësaj radhe është festivali i parë operistik që do të zhvillohet nga 21 deri më 31 korrik.

Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i cili është shprehur i lumtur që Komuna të cilën ai e drejton ka marrë nën patronazh festivalin e parë operistik në rajon “Rame Lahaj International Opera Festival”.

“Për artistin tonë Ramë Lahaj nuk kam pse të them shumë, pasi vlerësimin ia ka dhënë bota, e ia kam ndjekur shfaqjet edhe personalisht në Berlin e në Londër. Por ajo që për mua, Prishtinën dhe Kosovën ka rëndësi shumë, prandaj edhe do ta përkrahim gjithmonë, është investimi në platformën edukativo/arsimore, të ideuar për talentët lirikë të rinj e në karrierë, e po ashtu në mundësitë e depërtimit të tyre në arenën ndërkombëtare”, shkroi Rama.

Ai i ofroi përkrahje tenorit Ramë Lahaj, i cili është themelues i këtij festivali.

“RLIOF sivjet do të ketë 5 mbrëmje koncertale, ku përveç yjeve operistike nga shtete të ndryshme, vend të rëndësishëm në repertorin e festivalit do të zërë edhe muzika e mirëfilltë shqipe. I dashur Ramë Lahaj, Prishtina dhe vendlindja të mirëpresin ty dhe kolegët e tu ndërkombëtarë”, shkroi i pari i Prishtinës. /Zëri

Image

Image