Shumë Kosovë në edicionin e këtij viti të “Zâ Fest”-it

Shumë Kosovë në edicionin e këtij viti të “Zâ Fest”-it

Kultura July 14, 2022 - 13:25

Në edicionin e këtij viti të “Zâ Fest”-it do të dominojnë artistë nga Kosova, të cilët për tri net rresht do të përformojnë në skenën e festivalit bashkë me artistë të tjerë nga Shqipëria, por edhe vendet e tjera.

Vlashent Sata, krijues i “Zâ Fest”-it, tha për “Zërin” se dëshira e tij është që përmes kësaj ngjarjeje të bashkojë gjithë shqiptarët nga e gjithë bota në Shkodër.

Ai përmendi faktin se festivali i këtij viti do të ketë shumë artistë nga Kosova.

“Festivali këtë vit do të ketë shumë Kosovë brenda, nata e parë do të mbahet në oborrin e shtëpisë së Dr. Shirokës në Shkodër, nata e dytë në dhe e tretë do të mbahet në Kalanë e Rozafës, nata e tretë do Dëshira është me bashku gjithë shqiptarët dhe njerëzit që vinë nga e gjithë bota në këtë festival”, tha Sata.

Në natën e parë të festivalit do të hapet nga artistët: Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben dhe Linda, të cilët do të përformojnë në oborrin e Dr. Shirokës në Shkodër.

Në natën e dytë në Kalanë e Rozafës do të përformojnë artistja franceze Lylit dhe vazhdon me Elina Dunin, Vlashen Sata, në Afër Party do të ketë muzik me DJ nga Amor Del Rey, i cili do të ndodh për herë të parë në Kalanë e Rozafës.

Në natën e tretë, që do të mbyllë edicionin VI, do të jenë Cristiana Verardo, Las Migas, Jericho dhe në After Party do të bëjnë muzikë “Bijat”, dy motrat nga Prishtina.

Edicioni i këtij viti mbahet më 28, 29 dhe 30 korrik dhe biletat për të gjithë ata që duan të shijojnë një festival ku ka muzikë, film e poezi mund të blejnë biletat edhe online. /Zëri