Në konferencën e “Manifesta 14 Prishtina” u diskutua për mosliberalizimin e vizave
Foto: Laura Hasani

Në konferencën e “Manifesta 14 Prishtina” u diskutua për mosliberalizimin e vizave

Kultura July 21, 2022 - 15:56

Një ditë para hapjes zyrtare të “Manifesta 14 Prishtina” është mbajtur konferenca për media, ku është shpalosur programi 100 ditor i këtij edicioni të 14- të.

Në këtë konferencë është ngritur edhe çështja e mosliberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, raporton Zeri.info.

Gjatë kësaj konference drejtoresha e “Manifesta14-të Prishtina”, Hedwig Fijen u shpreh se për herë të parë Bienalja Nomade Evropiane po mbahet në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se janë 103 pjesëmarrës nga 30 vende të ndryshme.

Image

“Jemi krenar të prezantojmë 103 pjesëmarrës nga 30 vende përfshirë 25 kolektive, 40 pjesëmarrës nga Kosova dhe 26 të tjerë nga Ballkani Perëndimor që nënkupton dhe kjo është unike 65% e pjesëmarrëse të përgjithshëm janë nga rajoni. Ky edicion i ‘Manifestas’ bazohet në katër shtyllat kryesore si rezultat i hulumtimeve 4-vjeçare dhe gjenerimit të informatave. Është ish-fabrika e tullave, Hoteli ikonik ‘Grand Hotel’ hapësira e komunitetit që quhet qendra për praktikë narrative në ish-bibliotekën ‘Hivzi Sylejmani’ dhe një pjesë të 24 hapësirave gjithandej qytetit. I kemi vendosur këto hapësira dhe lokacione si pjesë e rikthimit të qytetit pjesët origjinale të qytetit të Prishtinës”, tha ajo.

 

Image

Ndër të tjera ajo ngriti shqetësime për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, për çka tha se kjo ndikon që komuniteti kulturor e artistik kosovar të përballet me kufizime bazike për të zhvilluar kapacitet e tyre./Zëri 

Image
Image