Festivali RLIOF sjell në Prishtinë instrumentin që u mungon studentëve kosovarë

Festivali RLIOF sjell në Prishtinë instrumentin që u mungon studentëve kosovarë

Kultura July 26, 2022 - 23:35

“Ramë Lahaj International Opera Festival”, festivali i parë Operistik në Kosovë po njofton publikun e Kosovës me artistë të ndryshëm të vendit e ndërkombëtarë.

Themeluesi i festivalit, tenori kosovar Ramë Lahaj ka arritur të sjellë artistë të mëdhenj në festivalin të ardhurat e të cilit do të shkojnë për artistët e rinj të vendit.

Së fundmi, Lahaj ka bërë të ditur se përmes festivalit, tani studiuesit mund të mësojnë edhe të luajnë me Harpë.

“Të studiosh harpë në Kosovë ose Shqipëri është e pamundur, pasi ky instrument nuk është pjesë e platformave edukative muzikore as në nivelin e shkollës së mesme e as në atë universitar akademik, RLIOF ka sjellë në Kosovë harpistin Antonio Ostuni, i cili po e mban këtyre ditëve një masterclass me pianistët dhe ata që kanë pak njohuri mbi harpën. Ostuni është profesor i harpës në Conservatorio V.Bellini në Catania”, ka shkruar Lahaj.

Ostuni vjen për herë të parë në Kosovë dhe ai do t`i bashkangjitet Filharmonisë së Kosovës në Galanë finale të festivalit me 31 korrik. /shqip.com