“KINO Rinia” rikthehet nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës

“KINO Rinia” rikthehet nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës

Kultura July 29, 2022 - 14:40

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se objekti i “KINO Rinisë” do të jetë nën menaxhimin e kryeqytetit.

Rama e quajti këtë një lajm fantastik për Prishtinën, shkruan Zeri.info.

Ai tha se ky objekt iu kthye në pronësi Prishtinës pasi arkivat komunale dhe ndërkomunale vërtetuan që i takon kryeqytetit dhe se ka qenë duke u menaxhuar padrejtësisht nga AKP-ja.

“Objekti i ‘KINO Rinisë’ i rikthehet në menaxhim kryeqytetit pas shumë vjetësh. Pas një pune disamujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin dhe ka bërë verifikimin e tij, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e ‘KINO Rinisë’ nën menaxhimin tonë. Kjo pasi kemi vërtetuar nga arkivat komunale e ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht, është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP-ja”, shkroi Rama. /Zëri