Koreografi kosovar Robert Nuha dhuron premierën botërore të “Mechanical” në Jerusalem

Koreografi kosovar Robert Nuha dhuron premierën botërore të “Mechanical” në Jerusalem

Kultura September 07, 2022 - 11:06

E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se koreografi kosovar Robert Nuha mbrëmë ka dhuruar premierën botërore të densit bashkëkohor “Mechanical” në Jerusalem International Solo Dance Festival (JISDS), me ftesë nga pikërisht festivali në fjalë.

Demiri ka njoftuar se në këtë festival, i organizuar nga koreografja e njohur izraelite me famë botërore, Miriam Engel, Nuha ka prezantuar para një audience të gjerë dhe se në mesin e të pranishmëve ishin edhe ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, Dan Oryan, bashkatdhetarë nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në Izrael e shumë të tjerë.

“The Jerusalem International Solo Dance Festival është një ngjarje ndërkombëtare, ku shfaqen krijimet e solo densit nga artistë nga shtete të ndryshme, në një skenë teatri të hapur në ‘Hansen House’ të Jerusalemit – njëherësh një nga vendet më të veçanta dhe mitologjike të artit dhe kulturës në zemër të qytetit. Vizioni artistik i këtij festivali nxjerr në pah artin performues të rrëfimit individual në spektrin shumëkulturor”, shkroi Demiri në Facebook.

Ambasadorja rikujtoi se në qershor të këtij viti Miriam Engel dhuroi performancën artistike “Ndal luftën” në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit të njohur feminist në Ballkan “FemArt”, në Prishtinë.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image