“Në kërkim të Venerës”, kandidati i Kosovës për “Oscars 2023”

“Në kërkim të Venerës”, kandidati i Kosovës për “Oscars 2023”

Kultura September 15, 2022 - 09:31

Qendra Kinematografike e Kosoves ka njoftuar se filmi “Në kërkim të Venerës”, nga Norika Sefa, është përzgjedhur si kandidat që përfaqëson Kosovën në garën akademisë së çmimeve “Oscars” për vitin 2023

“Përveç rrugëtimit të suksesshëm në festivale, 'Në kërkim të Venerës' përfaqëson autenticitetin, por edhe shumëllojshmërinë tematike që trajton kinemaja kosovare viteve të fundit. Në mënyrë të pashembullt filmi të bën të vëzhgosh nga distanca, përderisa në të njëjtën kohë të lidhë me secilin personazh. Ne besojmë se bota ka nevojë për filmbërës autentikë, dhe qasja e gjuha unike e Norika Sefës e bën filmin një kandidat të denjë për këtë garë”, u shpreh Komiteti Selektues i Kosovës, përgjegjës për përzgjedhjen e kandidatit të Kosovës.

Në anën tjetër ky film përcjell adoleshenten Venera, që jeton në një qytet të vogël të Kosovës, si dhe në një shtëpi ku jetojnë tre breza së bashku, gjë e cila bën që Venera të mos ketë privatësi.

“Jam veçanërisht i gëzuar që ‘Në kërkim të Venerës”', një jetë-botë e një adoleshenteje, e krijuar mjeshtërisht, dhe një vepër thuajse fiksion etnografik shqisor i një fshati të vogël, është zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në platformën më të madhe të kinemasë në botë”, shtoi Lum Çitaku, drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës, pas vendimit të Komitetit Selektues. /Zëri