Promovohen dy vepra për 70-të vjetorin e lindjes së Zejnullah Rrahmanit

Promovohen dy vepra për 70-të vjetorin e lindjes së Zejnullah Rrahmanit

Kultura September 21, 2022 - 20:07

Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Zejnullah Rrahmani, më datën 23 shtator do të bëhet promovimi i veprave “Djemtë e Ballofcit” dhe “Deti i Zi”, promovim që do të mbahet në ora 12:00 në Amfiteatrin e Biblotekës Kombëtare në Prishtinë.

Ky dedikim organizohet nga Shtëpitë Botuese: Faik Konica në Prishtinë dhe Onufri në Tiranë, kurse për prezantimin e autorit do të paraqitet me një kumtesë Mimoza Hasani Pllana, kurse për veprat “Djemtë e Ballofcit” dhe “Deti i Zi” do të flasin: Ali Aliu, Sabri Hamiti, Kujtim Shala, Nysret Krasniqi, Kujtim Rrahmani, Meliza Krasniqi, Avdi Visoka e Xhavit Beqiri. Promovimi do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, raporton Zeri.info.

Image

Programi:

Mimoza Hasani Pllana: Prezantimi i autorit dhe moderimi

Për veprat Deti i Zi dhe Djemtë e Ballofcit flasin: -Ali Aliu, Sabri Hamiti, Kujtim Shala, Nysret Krasniqi, Kujtim Rrahmani, Meliza Krasniqi, Avdi Visoka, Xhavit Beqiri, Sh. B. Onufri: Bujar Hudhri, Sh. B. Faik Konica: Nazmi Rrahmani.

Akademik Zejnullah Rrahmani ka lindur në vitin 1952 në fshatin Ballofc të Podujevës.

Studioi Letërsinë Shqipe në Fakultetin Filozofik, sot Fakulteti Filologjik i Prishtinës, ku kreu magjistraturën edhe mori titullin Doktor i Shkencave Filologjike (1985).

Punoi shkurtas në gazetën e përditshme Rilindja dhe disa vite në Revistën Fjala (1974-1977). Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 1970.

Nga viti 1977 punoi në Fakultetin Filologjik si asistent dhe profesor për lëndët Teori e letërsisë dhe Teoritë letrare në nivelin themelor, magjistraturë, dhe studime të doktoratës.

Në vitet 1992-’98 i ka reformuar dhe udhëhequr studimet e magjistraturës dhe doktoratës në Degën e Letërsisë Shqipe.

Në kohën 1992-1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë.

Anëtar i Kolegjiumit të Dekanëve të Universitetit të Prishtinës ka qenë në vitet 1992-’96.

Ka themeluar në këtë fakultet Revistën Filologjia dhe ka qenë kryeredaktor i numrave të parë të saj.

Drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka qenë në vitet 1995-1996. Këtë Seminar si institucion të Fakultetit të Filologjisë së Prishtinës dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Tiranës, e ka rithemeluar në vitin 1995. Është edhe sot i vetmi institucion i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e vet.

Ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shqipërisë dhe Kosovës për programet e letërsisë në shkolla.

Ka qenë Këshilltar për arsim i Kryetarit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Në këtë cilësi e ka udhëhequr sistemin paralel të arsimit të Kosovës në vitet 1996-1999.

Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Vepra letrare:

- Zanoret e humbura, roman, 1974

- Udhëtimi i një pikë-uji, novela,1976

- E Bukura e Dheut, roman,1977

- Sheshi i Unazës, roman, 1978, 1982, 1990

- Udhëtimi arbdhetar, roman, 1992

- Mjeshtri i vetmisë, tregime, 1995,

- Romani për Kosovën, roman, 2000

- Jusufi, roman, 2000

- 99 rruzaret prej smaragdi, roman, 2006

- Iluminacion, tregime, 2008

- Tregimet e Ballofcit, tregime, 2008

- Lypësi dhe Sophia, 2011

- Pesë vakte, 2013

- O njeri. Tregime të zgjedhura 2019

- Djemtë e Ballofcit, roman, 2021

- Deti i Zi, 2022

Teori e studime, tekste

- Njohuri nga teoria e letërsisë, 1996

- Teoria e letërsisë, 1996

- Teoria e letërsisë, 1997

- Si të shkruhet disertacioni, 2001

- Arti i poezisë, 2001

- Shkrimi dhe leximi, 2003

- Nga teoria e letërsisë shqipe, 1986

- Teoritë letrare klasike, 2001

- Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i

interpretimit, 2001

- Letërsia e Mesjetës, 2002

- Ligjërata mbi artin e Renesansës, 2004

- Teoritë letrare moderne, 2005

- Letërsia e Lindjes, 2005

- Gnosis, 2005

- 10 Kryevepra poezie, 2007

- Letërsi klasike greke, 2008

- Teoria e letërsisë, 200