Vdes piktori i njohur shqiptar Sali Shijaku, i shpallur nderi i kombit

Vdes piktori i njohur shqiptar Sali Shijaku, i shpallur nderi i kombit

Kultura September 24, 2022 - 09:16

Piktori i njohur shqiptar Sali Shijaku ka vdekur sot në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij Orges Shijaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.

I shpallur nderi i kombit Shijaku e filloi krijimtarinë artistike në fillimin e viteve ‘60.

Shijaku bënte pjesë në grupin e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, nga historia, nga legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohës.

Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. /Zëri

Image