Përmbyllet edicioni i 14-të i “PriFest”-it, vendorët fitojnë çmimet kryesore

Përmbyllet edicioni i 14-të i “PriFest”-it, vendorët fitojnë çmimet kryesore

Kultura September 26, 2022 - 08:14

Të dielën është përmbyllur edicioni i 14-të i festivalit “PriFest”, i cili për gjashtë ditë radhazi ka shfaqur në ekranet e Prishtinës filma vendorë dhe ndërkombëtarë.

Çmimet kryesore të këtij edicioni kanë fituar filmat dhe aktorët vendorë, transmeton Zeri.info.

PriFest çmimin kryesor “Vjosa Berisha” ia ka dhënë filmit kosovar “Virgjëresha shqiptare”.

Ndërsa në kategori të tjera janë ndarë këto çmime:

Regjisorja më e mirë – Kaltrina Krasniqi

Kineasti më i mirë – Alban Uka

Aktori dhe aktorja më e mirë në rolin e burrit – Rina Krasniqi.

Festivali është mbajtur përgjatë datave 20-25 shtator 2022 dhe edicioni i sivjetmë i është kushtuar Vjosa Berishës, ish-drejtoreshës tanimë të ndjerë të Festivalit. /Zëri