“Dhuratë për 110-vjetorin e Pavarësisë”, xhubleta shqiptare pranohet në UNESCO

“Dhuratë për 110-vjetorin e Pavarësisë”, xhubleta shqiptare pranohet në UNESCO

Kultura November 29, 2022 - 18:07

Xhubleta shqiptare është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Kulturës Elva Margariti në një postim në Facebook.

“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”, shkruan ministrja