Konkurs për Orën letrare “24 poet – 24 poezi për 24 vjetorin” – Bllaca ‘99

Konkurs për Orën letrare “24 poet – 24 poezi për 24 vjetorin” – Bllaca ‘99

Kultura January 05, 2023 - 18:07

Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, Komuna e Hanit të Elezit dhe Shoqata e Shkrimtarëve “ABC Poetike” Shkup, kanë shpallur konkurs për Orën letrare “24 poet – 24 poezi për 24 vjetorin” – Bllaca ‘99.

Poetët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Orën letrare “24 poet – 24 poezi për 24 vjetorin” – Bllaca ’99, poezitë e tyre duhet t’i dërgojnë në adresën elektronike: [email protected] ,  deri me datë 25 mars 2023.

Poezitë duhet të jenë të shkruara në word me pikë 14 dhe më së shumti deri një faqe A4.

Përzgjedhjen e poezive konkurruese do ta bëjnë juria e pavarur dhe profesionale, kurse rezultatet do të publikohen më datë 02 prill 2023, dhe do të njoftohen poetët që do të marrin pjesë në Orën letrare që do të mbahet në Han të Elezit, më 10 Prill 2023, nga ora 10:00.

Organizatorët do t’i shpërblejnë tri vendet e para.

Image