Zlatan Ibrahimoviq “e dinte” që aktori shqiptar Granit Rushiti do të triumfonte me rolin “I am Zlatan”

Zlatan Ibrahimoviq “e dinte” që aktori shqiptar Granit Rushiti do të triumfonte me rolin “I am Zlatan”

Kultura January 24, 2023 - 14:10

Aktori i ri shqiptar, Granit Rushiti, ka shënuar një sukses të madh në karrierën e tij filmike.

Portretizimi i yllit të futbollit, Zlatan Ibrahimoviq, në filmin “I am Zlatan” i solli çmimin "aktori më i mirë" në ceremoninë “Guldbaggen” të mbajtur në Suedi.

Image

“Kur më thirrën emrin, humba. Nuk e kuptoja. Është çmenduri, nuk mund ta imagjinoja”, ka thënë Rushiti pasi mori çmimin.

Suksesit të tij i është gëzuar edhe vet futbollisti nga Suedia, Zlatan i cili e ka shprehur edhe në një postim në InstaStory.

“E dija”, ka shkruar “Zlatani në Instagram pas ceremonisë bashkangjitur me një foto të Rushitit.

Image

22-vjeçari shqiptar ka treguar gjithashtu se është kontaktuar nga futbollisti i njohur, i cili e uroi për çmimin.

“Ishte mesazh i gjatë dhe i thellë dhe i ndier në zemër. Zlatani është i madh edhe si person. Mentaliteti i tij është krejtësisht ndryshe dhe do ta mbaj mesazhin me vete gjithë jetën. Ishte një mesazh shumë domethënës. E dua Zlatanin”, ka thënë Rushiti për mesazhin e futbollistit të Milanit.

“I am Zlatan”, i cili përshkruan edukimin dhe udhëtimin Ibrahimovic në botën e futbollit, u nominua në gjithsej gjashtë kategori në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Guldbagge”.

Image